Sport Shqiptar

Osmani viziton garuesit tanë në Paris: Kosova është krenare me ju

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se para kthimit në Kosovë mbrëmjen e së dielës ka vizituar garuesit tanë në Olimpiadën e Parisit.

Osmani u ka uruar ekipit të sportistëve dhe trajnerëve tanë atyre suksese të mëtejshme.

Po ashtu, presidentja Osmani ka thënë se medalja olimpike e Distria Krasniqit është një shenjë e mirëseardhjes për garuesit tanë të tjerë dhe një ogur i mirë për garat e ardhshme.

“Para kthimit në Kosovë, vizitova mbrëmë garuesit tanë në fshatin olimpik për t’i uruar suksese të mëtejme ekipit të jashtëzakonshëm të sportistëve dhe trajnerëve tanë. Medalja olimpike e Distrias është prijetare për garuesit tanë të tjerë dhe ogur i mirë për garat në vazhdim. Kosova është krenare”, ka shkruar Osmani në Facebook.

/Shqip.com