Osmani uron Pashkët ortodokse
Publikuar:
(16.04.2023 10:20:11)

Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje!
Thuhet në urimin e Presidentes, Vjosa Osmani, për Pashkët Ortodokse.
“Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës dhe mundësi për ta ndarë gëzimin e shpresën me të gjithë. Festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresë për të ardhmen!”, ka shkruar ajo.
Tutje, ajo ka thënë se, le të dëshmohet në këtë festë shpirti ynë solidar dhe ta vazhdojmë traditën e çmuar të kremtimit të festave në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë!
“Për shumë mote, gëzuar Pashkët ortodoksë!”, thuhet në fund të urimit.
/Shqip.com