Lajme

Osmani uron Joe Biden për ditëlindje: Jemi bashkë në festimet tua

Vjosa Osmani dhe Joe Biden.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar homologun e tij amerikan, Joe Biden në ditën kur ai mbush 79 vjet.

“Mik të vërtetë të popullit” e cilëson Osmani presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

“I uroj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gëzuar ditëlindjen e 79-të. Urime ditëlindja zoti President. Si një mik i vërtetë i popullit dhe vendit tonë, sot ne ju bashkohemi juve në festimet e juaja”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Joe Biden është presidenti i 46’të i SHBA-ve.

Ai njihet për lidhje me Kosovën të cilat i ka shprehur edhe publikisht.

Madje një rrugë në Kosovë e mban emrin e djalit të ndjerë të presidentit. /Shqip.com