Osmani udhëton në Shqipëri, takohet me Metën
Publikuar:
(25.05.2022 10:58:07)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka udhëtuar për në Shqipëri ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë: Trendet aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor.
Nga zyrja e presidencës u bë e ditur se në këtë konferencë, Osmani do të jetë ndër folëset kryesore dhe në ekspozenë e saj do të flasë për trafikimin me qeniet njerëzore në kontekstin kosovar, rajonal dhe global.
“Folës në këtë konferencë, përveç presidentit Meta dhe Osmani, do të jenë edhe senatorë e kongreseve amerikanë, përfaqësues të OKB-së, si dhe të organizatave joqeveritare që merren me luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore”, thuhet në njoftim./Shqip.com