Lajme

Osmani udhëton për në Kanada, do të marr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar të premten për në Kanada ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare, përcjell Shqip.com.

Përmes njoftimit, Presidenca ka njoftuar se Osmani do të flasë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.

Tutje, bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në Kanada, presidentja do të realizojë takime me zyrtarë të lartë kanadezë dhe përfaqësues të shteteve tjera.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Kanada ku do të flasë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax. Gjatë qëndrimit në Kanada, Presidentja Osmani do të realizojë takime me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve tjera”, thuhet në njoftim./SHQIP.com