Osmani në ShBA zhvilloi 14 takime e 11 bashkëbisedime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar disa nga zyrtarët e lartë të shtetit.
Osmani së bashku me kryeministrin, Albin Kurti kanë qëndruar në SHBA pas ftesës së familjes Albright, ku kanë marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright.
Përmes një njoftimi në Facebook nga presidenca u bë e ditur se Osmani ka zhvilluar 11 bashkëbisedime dhe 14 takime.

Lista e plotë e zyrtarët e lartë të SHBA-së që Osmani ka bashkëbiseduar gjatë vizitës në SHBA.
Antony Blinken – sekretari i Shtetit i SHBA-ve
Wendy Sherman – zëvendës sekretare e Shetit
Bill Clinton – ish presidenti i ShBA-ve
Al Gore – ish zëvendës president i SHBA-ve
Hillary Rodham Clinton – ish sekretare e shtetit të SHBA-ve
Condoleezza Rice – ish sekretare e shtetit të SHBA-ve
John Kerry – ish sekretar i shtetit të SHBA-së
Susan Rice – drejtoreshë e Këshillit të Politikave të Brendshme të SHBA-ve
Miloš Vystrčil – presidenti i Senatit çek
Elliot Engel – ish kongresist dhe ish- udhëheqës i Grupit për çështje shqiptare në Kongres
Jim O’Brien – shefi i Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve në Departamentin e Shtetit
Osmani gjatë qëndrimit në SHBA, ka realizuar poashtu 14 takime të ndara me:

Nancy Pelosi – kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve
Kongresistin Steny Hoyer – udhëheqës i shumicës parlamentare në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve
Senatorin Chuck Schumer – lider i shumicës parlamentare në Senat
Senatorin Ben Cardin – bashkudhëheqës i Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (U.S. Helsinki Committee) në kuadër të Kongresit Amerikan
Kongresistin Steve Cohen – bashkudhëheqës i Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (U.S. Helsinki Committee) në kuadër të Kongresit Amerikan
Kongresistin Darrell Issa – anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve

Senatori Bob Menendez – kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin Amerikan
Senatorin Chris Coons – anëtar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin Amerikan
Kongresistin Ritchie Torres – bashkudhëheqës i Grupit për çështje shqiptare në Kongres
Kongresistin Jim Himes – bashkudhëheqës i Grupit për çështje shqiptare në Kongres
Kongresistin Robert Aderholt – bashkudhëheqës i Grupit për çështje shqiptare në Kongres
Senatorin Gary Peters – kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Çështje Qeveritare
Amanda Sloat – drejtoreshë e lartë për Evropën në Këshillin për Siguri Kombëtare
Derek Chollet – këshilltari Special në Departamentin e Shtetit./Shqip.com