Lajme

Osmani takon ushtarët e FSK-së që kanë shërbyer në Kuvajt

Presidentja në takim me pjesëtarët e FSK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kontingjentin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që kanë shërbyer në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt, përcjell Shqip.com.

Në këtë takim, Osmani ka vlerësuar se përvoja e fituar nga ushtria e Kosovës në këtë mision, vërteton kapacitetet e ndërveprimit me ushtritë e vendeve aleate dhe do t’i mundësojë FKS-së pjesëmarrje në misione tjera jashtë vendit.

Presidentja në takim me ushtarët e FSK-së.

Tutje, në këtë, presidentja i ka përgëzuar ushtarët për përmbylljen e suksesshme të misionit të parë  të FSK-së jashtë vendit krah për krah me ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani priti në takim kontingjentin e ushtarëve të FSK-së që kanë shërbyer në misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit në Kuvajt. Me këtë rast, Presidentja Osmani i përgëzoi ushtarët për përmbylljen e suksesshme të misionit të parë të FSK-së jashtë vendit krah përkrah me ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidentja vlerësoi se përvoja e fituar nga ushtria e Kosovës në këtë mision të çmueshëm vërteton kapacitetet e ndërveprimit me ushtritë e vendeve aleate. Kjo e përvojë do t’i mundësojë FSK-së, pjesëmarrje në misione të tjera jashtë vendit në bashkëpunim me shtetet aleate”, thuhet në njoftimin e Presidencës./SHQIP.com