Lajme

Osmani takon sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, diskutojnë për sigurimin e njohjeve të reja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës që po e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Kështu ka bërë të ditur sipas një njoftimi zyra për media e presidencës.

Në këtë takim është diskutuar për sigurimin e njohjeve të reja dhe për mbështetjen për Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Foto nga takimi

“Në takim me z. Aboul Gheit, Presidentja Osmani ka kërkuar rritjen e bashkëpunimit me Ligën Arabe, në funksion të thellimit të raporteve me shtetet anëtare të Ligës, sigurimin e njohjeve të reja, por edhe mbështetjes së Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Osmani ka bërë të ditur se Kosova tashmë ka shënuar përparim të konsiderueshëm me fokus të posaçëm në sundimin e ligjit, krijimin e vendeve të punës dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës./Shqip.com