Kulturë

Osmani takon Kadarenë sot, do ta dekorojë me urdhrin “Hasan Prishtina”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet sot me shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadarenë.

Osmani pritet ta dekorojë Kadarenë me urdhrin “Hasan Prishtina”.

Takimi do të nisë në ora 14:1500, në Kabinetin e Presidentes.

Kadare, mori pjesë në hapjen e Panairit të Librit, në Prishtinë si dhe më pas takoj edhe kryeministrin Albin Kurtin.

Kurti i tha Kadaresë se veprat “Princesha Argjiro”, “Kështjella”, “Ura me tri harqe” dhe “Gjenerali i ushtrisë së Vdekur, kanë qenë motiv i tij për leximin e të gjitha veprave të shkrimtarit me renome ndërkombëtare.

Kurse, Kadare ka thënë se puna dhe krijimtaria për kombet është ndër detyrimet morale e universale, teksa sipas tij, Shqipëria është ndër vendet e para në Evropë që ka botuar letërsi.

/Shqip.com