Osmani takon gjeneralin e NATO-s, Christopher Cavoli

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ështtë takuar me gjeneralin e NATO-s, Christopher Cavoli .
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e presidentës ku thuhet se në këtë takim, Osmani ka folur për punën e NATO-s në Kosovë.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, është takuar me Gjeneralin Christopher Cavoli, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO. Në takim me Gjeneralin Cavoli, Presidentja Osmani ka folur mbi punën e NATO-s në Republikën e Kosovës përgjatë 23 viteve të fundit në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit”, thuhet në njoftimin e ZP-së.
Thuhet se gjatë këtij takimi, Osmani ka shprehur përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me NATO–n
“Tutje, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon e më gjerë, me ç’rast Presidentja Osmani shprehu përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me aleancën e NATO-s për të siguruar paqe të qëndrueshme në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian”.
Tutje, thuhet se Gjenerali Cavoli shprehu mirënjohje për mënyrën se si Kosova menaxhoi situatën me refugjatët afganë, ndërsa ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me KFOR-in.
/Shqip.com