Osmani takon Biden: Kosova me aleancë të përjetshme
Publikuar:
(21.09.2023 09:19:10)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Takimi është realizuar derisa Osmani po qëndron në Nju Jork ku është mbajtur ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
“Aleanca e lirisë. Aleanca e përjetshme”, ka shkruar Osmani në fotografinë e publikuar.
Osmani ditë më parë tha se në këtë takim do ti shpreh falënderimet presidentit amerikan për ndihëm e vazhdueshme të SHBA-së.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, presidentja ka zhvilluar disa takime me homologë nga vende të ndryshme të botës, por edhe me zyrtarë të tjerë amerikan si Chollet e Escobar.
/Shqip.com