Lajme

Osmani takohet sot me Lajçakun

Vjosa Osmani dhe Miroslav Lajçak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten do të takohet me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes, në orën 10:00.

Për ta përcjell këtë takim, gazetarët janë të obliguar të dëshmojnë se janë vaksinuar, në të kundërtën nuk do të lejohen.

Lexo edhe:
Lajçak pas takimit me liderët opozitarë, thotë se u kërkoi mbështetje për dialog

Lajçak vizitën në Kosovë e ka filluar të mërkurën, ndërsa ka takuar kryeministrin Albin Kurti, kryekuvendarin, Glauk Konjufca, partitë politike dhe përfaqësuesit e bizneseve./SHQIP.com