Osmani takohet me kryeministrin kanadez, bisedohet për mbështetje konkrete

Në kuadër të Samitit të Frankofonisë, ku ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është biseduar për mundësinë që shtetet të ndihmonë njëra tjetrën në krizën ekonomike të shkaktuar pas pandemisë.
Përveç pjesëmarrjes samiti ka qenë mundësi e mirë edhe për takime bilaterale, ku liderë nga 88 shtete të botës morrën pjesë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një cicërime në Twitter, ka njoftuar se është takuar me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, të cilin e ka cilësuar si mik të dashur të Kosovës.
Tutje, presidentja ka njoftuar se në takim është biseduar për zhvillimet e vazhdueshme në rajon dhe mbështetjen konkrete të Kanadasë.
“Fola me kryeministrin Trudeau për zhvillimet e vazhdueshme në rajonin tonë dhe mirënjohjen e popullit tonë për mbështetjen e qartë dhe konkrete të Kanadasë”, ka shkruar Osmani.
/Shqip.com