Lajme

Osmani takohet me kryeministrin e Libanit

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC) është takuar me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati.

Osmani dhe Mikati kanë shprehur vullnetin për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve ku përfitues do të jenë qytetarët.

Libani nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.  Ky shtet ka një popullsi prej rreth 7 milionë banorëve. Libani dhe Kosova kanë një territor që është i ngjashëm sa i përket madhësisë.

Kosova shtrihet në një territor prej 10 mijë e 887 kilometra katrorë kurse Libani shtrihet në një sipërfaqe prej 10 mijë e 452 kilometrave katrorë.

Ndryshe Libani në të kaluarën ka pasur probleme të mëdha politike ngase në vitin 1975 është future në një luftë civile.

Kurse disa herë fraksionet e ndryshme të armatosura nga Libani janë përleshur me shtetin e Izraelit.

Lufta më e madhe kishte ndodhur në vitin 2006  ku Izraeli pushtoi një pjesë të Libanit ndërkaq grupet e armatosura gjuajtën territorin izraelit me raketa.

Izraeli ishte tërhequr më pas nga Libani. /Shqip.com