Osmani takohet ambasadorin Rohde, biseduan për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur sot në një takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.
Osmani dhe Rohde biseduan edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, një javë pasi ambasadori gjerman shprehu shqetësimin se ndikimi dhe presioni politik në Gjykatën Kushtetuese nuk e hap rrugën drejt anëtarësimit atje.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për mundësitë e thellimit tutje të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde biseduan për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, me ç’rast Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e veçantë që ky proces të përmbyllet me sukses”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Njoftimi i plotë:
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për mundësitë e thellimit tutje të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani.
Në këtë drejtim, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde biseduan për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, me ç’rast Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e veçantë që ky proces të përmbyllet me sukses. Tutje, në takim u diskutua për një sërë nismash e projektesh të interesit të përbashkët, gjersa Presidentja Osmani foli edhe për edicionin e dytë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë si një platformë për ta avancuar bashkëpunimin bilateral në drejtim të përmbushjes së kësaj agjende.
/Shqip.com