Lajme

Osmani sot në Univeristetin e Kolumbisë – flet për politikën e jashtme të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të flasë sot për politikën e jashtme të Kosovës në Universitetin e Columbias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Shqip.com.

Siç bëjnë të ditur nga Presidenca, tema për të cilën Osmani do të zhvillojë bashkëbisedim të premten lidhet edhe me reformat e brendshme të Kosovës, si dhe marrëdhëniet me SHBA-të.

“Në kuadër të Forumit të bashkëbisedimit me liderë botërorë, në Universitetin Columbia, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sonte (e premte) do të zhvillojë një bashkëbisedim me temën: Politika e jashtme e Kosovës, reformat e brendshme, si dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

Debati do të mbahet në gjuhën angleze. Teksa fillon nga ora 18:30 deri në 19:30.

Madje transmetimi direkt nga ky debat do të mund të shihet në profilin zyrtar të presidentes në Facebook. /Shqip.com