Lajme

Osmani: Solidarizohemi me shumë ukrainas që sot festojnë Pashkët nën atmosferën e luftës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Pashkët ortodokse.

Osmani ka shkruar se pashkët janë manifestim i forcës së përbashkët, humanizmit e solidaritetit.

“Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë! Kjo festë është shëmbëllim i solidaritetit, dashurisë dhe shpresës për ditë më të mira, ndaj uroj që në çdo familje të mbretërojë paqja dhe lumturia. Pashkët janë manifestim i forcës sonë të përbashkët, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresën për të ardhmen”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ilustrim

Në urimin e saj, nuk la anash as popullin e Ukrainës të cilët tash e dy muaj po përballen me luftë nga agresori rus.

Ajo tha se “shumë besimtarë e kremtojnë këtë festë në një kohë kur paqja dhe liria në Evropë kërcënohen nga tirani dhe despotë”.

“Solidarizohemi me shumë ukrainas që festojnë sot nën atmosferën e luftës”, përfundon urimi i Osmanit./Shqip.com