Osmani: Së bashku mund të krijojmë një botë ku gratë janë të barabarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thanë që së bashku mund të krijojmë një botë ku gratë janë të barabarta.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, le ta kujtojmë forcën, guximin dhe qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të grave dhe vajzave tona… Le të zotohemi të gjithë që ta bëjmë secili pjesën tonë të punës për t’u siguruar që zëri i çdo gruaje të dëgjohet, që potenciali i çdo gruaje të vie në shprehje maksimalisht. Së bashku, ne mund të krijojmë një botë ku gratë janë të barabarta e të lira për t’i përmbushur synimet e tyre”, shkroi Osmani.
Tutje Osmani iu është drejtuar vajzave dhe grave duke iu thënë që të mos ndalojnë së ëndërruari dhe se besuari.
/Shqip.com