Lajme

Osmani: Prezenca e ushtrisë amerikane garanton sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot në mëngjes ka qenë në kampin Bondsteel, nga ku kanë thënë se prezenca e ushtrisë amerikane garanton sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

“Sot në mëngjes në Bondsteel, në ndërrimin e komandës ndërmjet Kol. Matthew O. Dinenna dhe Kol. Terry A. Saul. Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë!”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Ajo ka ndarë edhe disa fotografi nga Bondsteeli.

/Shqip.com