Lajme

Osmani pret Hovenier, disktuojnë për situatë në vend e rajon

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e presidencës.

Në këtë takim Osmani së bashku me ambasadorin amerikan kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Po ashtu sipas njoftimit me ambasadorin amerikan, Osmani ka ngritur çështjen e dialogut strategjik në mes Kosovës dhe SHBA-ve./Shqip.com