Osmani përkujton 24 vjetorin e masakrës së familjes Berisha nga Suhareka

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Osmani ka thënë se ata janë kujtesa e dëshmia e këtij gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës.
“24 vjet më parë ndodhi masakra e tmerrshme ndaj një familjeje të tërë. 46 anëtarë të familjes Berisha u masakruan në pragun e shtëpisë, ndërsa kufomat iu bartën gjetiu. Fati deshi që tre nga ta, Vjollca me të birin dhe Shyhretja të shpëtonin. Sot ata e mbajnë gjallë kujtimin për anëtarët e vrarë dhe kujtesën për gjenocidin ndaj nesh. Ata janë kujtesa e dëshmia e këtij gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës”, ka thënë Osmani.
Po ashtu edhe sot gjatë ditës edhe kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës ndaj kësaj familjeje.
Sipas Kurtit kjo e vërtetë kriminale e shtetit të Serbisë, nuk mund të zhduket e as harrohet.
/Shqip.com