Lajme

Osmani pas takimit me delegacionin amerikan: Biseduam për urgjencën e dialogut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se së bashku me ndihmës sekretaren e Shtetit Amerikan për Çështjet Evropiane, Karen E. Donfried, kanë biseduar për urgjencën e dialogu me Serbinë.

Osmani dhe Donfired mbajnë konferencë për media pas takimit me delegacionin amerikan në Presidencë.

“Natyrisht që ne sot gjithashtu diskutuam për urgjencën dhe nevojën për progres në procesin e dialogut, gjithnjë të përqëndruar në njohjen reciproke”, tha Osmani.

Ndihmës sekretarja e Shtetit Amerikan për Çështjet Evropiane, Karen E. Donfried dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Osmani ka deklaruar se në takim ka thënë se Kosova është e përkushtuar në këtë proces.

“E ritheksova se Kosova është dhe vazhdon të jetë palë në dialog dhe se mbesim të përkushtuar ndaj këtij procesi i cili e ka në qendër njohjen reciproke dhe nga i cili do të përfitojnë përfundmisht qytetarët”, tha Presidentja Osmani./Shqip.com

Ndihmës sekretarja e Shtetit Amerikan për Çështjet Evropiane, Karen E. Donfried dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani