Osmani : Nuk ka kapacitete asnjë ambasadë apo konsullatë që t’i trajtojë 50 mijë aplikacione

Shumica e qytetarëve në Kosovë si mundësi për jetë më të mirë e kanë daljen nga shteti. Shumë qytetarë po e shohin vendet e jashtme si mundësi më të mirë për jetesë.
Por lidhur më këtë dukuri, ka folur edhe Presidentja e Vendit, Vjosa Osmani.
Ajo është shprehur se nuk ka kapacitet asnjë ambasadë apo konsullatë që t’i trajtojë 50 mijë aplikacione.
“E para, ne na është qartësuar nga Ambasadat respektive që pak a shumë dy-tre-katër mijë aplikacione trajtohen por pastaj janë të njëjtit ata, afërsisht 50 mijë që aplikojnë përsëri. Pra është një numër i njerëzve në masë të madhe që janë të njëjtit por ri aplikojnë derisa të ju vijë radha derisa të ju trajtohet aplikacioni sepse nuk ka kapacitete asnjë ambasadë apo konsullatë që t’i trajtojë 50 mijë aplikacione” është shprehur Osmani në ATV.

Ajo ka shtuar së ky numër është brengosës.
“Pra pak a shumë po flasim për këtë numrin rreth 50 mijë. Kjo është masa kritike por natyrisht edhe në këtë masë është brengosëse prandaj siç e përmenda në fillim kur diskutonim dialogun. Për ne prioritet mbi prioritetet duhet të jetë jeta e qytetarëve”, ka shtuar Osmani.
Kohë më parë është raportuar se mbi 100 mijë kosovarë kanë aplikuar për vizë pune në dy muajt e fundit në Ambasadën e Gjermanisë./Shqip.com