Osmani nga Tirana: Shqiptarët e Preshevës po përballen me spastrim etnik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, duke thënë se ata të cilët banojnë në këto treva, po përballen me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative.
Këto komente ajo i bëri në samitin e tretë të Diasporës që po mbahet në Tiranë.
“Përderisa jemi mbledhur sot të gjithë këtu, mos të harrojmë se vëllezërit tonë në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc ende po përballen me diskriminim etnik dhe përballen me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. Sot iu them nga këtu: ju nuk jeni vetëm. Ne jemi me ju për mbrojtjen e të drejtave tuaja. Roli historik i mërgatës shqiptare është i jashtëzakonshëm. Përgjatë kohës sfiduese ata ishin përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare. Është shtylla për lëvizjen kombëtare për liri dhe pavarësi të shqiptarëve. Kanë qenë burim force për ne. Në vitet e 90-ta, mërgata jonë ishte zëri ynë në të gjitha qendrat e vendimmarrjes”, tha Osmani.
Më tej, ajo dha edhe lajmin se shqiptarët e Kosovës të cilët kanë emigruar në vende të ndryshme, së shpejti do kenë mundësinë të votojnë në ambasadat dhe zyrat konsullore nga vendet ku jetojnë. shqiptarët janë shpërndarë anembanë globit, ata ruajnë vlerat dhe traditat e tyre.
“Mërgata jonë do ta ketë të drejtën të votojë në ambasadat dhe konsullatat tona në vendet ku ata jetojnë”, shtoi Osmani.
/Shqip.com