Lajme

Osmani nga Singapori: Bashkëpunimi ynë bilateral ka potencial për t’u thelluar më tej

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Parlamentit të Singaporit, Tan Chuan-Jin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Kryetarin e Parlamentit të Singaporit, Tan Chuan-Jin.

Përmes një komunikate për media, Osmani ka bërë të ditur se Chuan-Jin kanë pasur një diskutim të frytshëm.

“Një diskutim i frytshëm sot me Kryetarin e Parlamentit të Singaporit, Tan Chuan-Jin, në pritjen që na bëri sot në Parlament së bashku me një grup deputetësh. Bashkëpunimi ynë bilateral ka potencial për t’u thelluar më tej, e këtu rol të veçantë luan edhe diplomacia parlamentare”, ka shkruar ajo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Parlamentit të Singaporit, Tan Chuan-Jin

Osmani është takuar edhe me presidenten e Singaporit, Halimah Yacob.

Lexo edhe:
Osmani: Vizita në Singapor konfirmon gatishmërinë e dyanshme për bashkëpunim

Në këtë takim, Osmani ka potencuar mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme në mes Kosovës dhe Singaporit./Shqip.com