Lajme

Osmani: Në Poklek ka ngjarë një Holokaust i vërtetë

Foto marrë nga EO

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, të hënën kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Çikatovë të Vjetër.

Osmani e ka krahasuar masakrën e Poklekut me atë të Holokaustit.

Ajo ka shtuar se personat që e kanë urdhëruar masakrën dihen me emër e mbiemër, por regjimi në Serbi nuk po vendos drejtësi.

Këto komente ajo i bëri pas homazheve në Kompleksin Memorial në Poklek.

“Këtu ne Poklek ka ngjarë një Holokaust i vërtet, siç edhe e dini diku 54 anëtar të familjeve Muçolli, Elshani dhe të tjera, kryesisht gra dhe fëmijë. Shumica dërmuese fëmijë fillimisht janë ekzekutuar pastaj janë djegur dy herë në mënyrë që të eliminohen krimi i tyre”.

“Kjo është një ndër dëshmitë më të fuqishme se regjimi serb kishte për qëllim shfarosjen e popullit tonë dhe kishte për qëllim që as një shqiptar të mos mbetet në tokën e Kosovës. Edhe kjo masakër ashtu si edhe ajo në Çikatovë dëshmojnë egërsinë e këtij regjimi dhe njëkohësisht janë edhe dëshmi e dhimbshme se si akoma nuk ka drejtësi për të gjitha këto viktima”.

“Personat që e kanë urdhëruar masakrën dihen me emër e mbiemër për ta janë mbledhur prova, por për fat të keq regjimi në Serbi nuk po vendos drejtësi. Ata që i bënë këto masakra po shpërblehen me pozicione të larta në policinë në serbi”, tha ajo.

/Shqip.com