Osmani merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris
Publikuar:
(10.11.2022 08:11:41)

Pos kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris.
Sipas njoftimit nga zyra e presidentes, Osmani është ftuar së bashku me Zotërinë e Parë, z.Prindon Sadriu, ajo do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Macron dhe Zonja e Parë e Francës për liderët botërorë, e po ashtu do t’i drejtohet panelit të diskutimit mbi bashkëpunimin në kohë kritike për kontinentin tonë bashkë me presidenten e Hungarisë, Katlin Novák, si dhe Jean-Marie Guéhenno.
Gjithashtu është bërë e ditur se Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me liderë tjerë për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit për tejkalimin e sfidave aktuale të paqes dhe sigurisë.
/Shqip.com