Osmani merr pjesë në Forumin e Dohës dhe fokusohet në partneritetet globale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Forumin e Dohës me ftesën Tamim bin Hamad Al Thani, i cili është Amiri i shtetit të Katarit.
“E kënaqur që u ktheva Katar dhe u bashkova me liderët e tjerë në Doha Forum me ftesë të Lartësisë së Tij Tamim Bin Hamad”, ka shkruar presidentja.
Në këtë forum, Osmani ka theksuar rëndësinë e partneritetit në sfidat aktuale globale. Ajo ka diskutuar për lundrimin e sfidave globale dhe përpjekjet për të arritur paqen dhe sigurinë e tyre.
“Në forum, unë do të diskutoj rëndësinë e partneriteteve në lundrimin e sfidave aktuale globale, si dhe përpjekjet e Kosovës për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X” .
Delighted to return to 🇶🇦 & join fellow leaders at the @DohaForum, at the invitation of His Highness @TamimBinHamad.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 10, 2023
At the forum, I’ll be discussing the importance of partnerships in navigating current global challenges, as well as 🇽🇰’s efforts for enduring peace and security. pic.twitter.com/P0pvzvMwYu
/Shqip.com