Osmani merr mbështetje nga Turqia për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letra kredenciale nga ambasadorit i Turqisë, Sabri Tunç Angılı.
Siç ka njoftuar presidenca, Osmani ka marrë mbështetje nga ambasadori turk për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizatat e tjera.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, të cilit i ka uruar mirëseardhje. Në takim me ambasadorin e ri të Turqisë, Presidentja Osmani ka biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dy shteteve tona, ndërsa ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Republikës që raportet bilaterale dhe bashkëpunimi në arenën ndërkombëtare të intensifikohen edhe më tej”, thuhet në njoftimin e ZP-së. Ndër të tjera, ambasadori Angılı ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ZP-së.

Presidentja në këtë takim ka folur edhe për tërmetet shkatërruese që ndodhen në Turqi.
“Njëkohësisht, Presidentja Osmani ka folur edhe për tërmetet shkatërruese në Turqi, të cilat kanë shkaktuar mijëra viktima dhe në këtë kontekst ka theksuar se populli i Kosovës vazhdon të solidarizohet me popullin e Turqisë në këtë kohë sfiduese, teksa institucionet kosovare vazhdojnë t’i mbështesin përpjekjet e autoriteteve turke për t’i tejkaluar pasojat e kësaj tragjedie”.
Me ambasadorin Angılı, Presidentja Osmani bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, dhe potencialin e rritjes së bashkëpunimit në sfera të tjera të interesit të dyanshëm.
/Shqip.com