Lajme

Osmani, Kurti dhe Gërvalla sot takojnë kryediplomatin Bujar Osmani

Kreydiplomati maqedonas, Bujar Osmani

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Takimi zhvillohet në orën 09:00 dhe pas takimit të dy homologët  mbajnë konferencë për medie.

Pas Gërvallës, Bujar Osmanin e pret në takim presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Takimi pritet të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes duke filluar në orën 10:25.

Ndërsa në orën 12:20, kryediplomati i Maqedonisë së Veriut do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Takimi zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

/Shqip.com