Lajme

Osmani: Krishtlindja, festë në funksion të solidaritetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Vjosa Osmani, presidentja e vendit, sot ka uruar besimtarët me rastin e Krishtlindjes Ortodokse. Osmani ka potencuar se festat sikurse Krishtlindja janë në funksion të dashurisë dhe solidaritetit ndërmjet njerëzve.

“Të nderuar qytetarë të komunitetit ortodoksë, dua t`ju shpreh urimet e mia më të ngrohta për të gjithë ju që e kremtoni këtë festë! Dashuria, paqja dhe harmonia mbushtë zemrat dhe shtëpitë tuaja. Toleranca është vlerë tradicionale e shoqërisë sonë, ndaj jo vetëm në këtë ditë duhet ta mbështesim njëri-tjetrit dhe në të njëjtën kohë të kemi më shumë shpresë, besim e kurajo. Lumturia, shëndeti e begatia qofshin gjithmonë me ju!”, është bërë e ditur në urimin e Osmanit.

Ndryshe, 7 janari është dita e Krishtlindjes për Kishat katolike lindore dhe Kishat ortodokse, që ndjekin kalendarin julian.

/Shqip.com