Osmani: Kam kërkuar mbështetjen e Malit të Zi për Këshillin e Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur e lumtur me vizitën e Presidentit të Malit të Zi,Milo Gjukanoviq.
‘’Është nder dhe kënaqësi t’i dëshirojmë mirëseardhje për vizitë Gjukanoviqit. Gjukanoviq është një mik për popullin tonë. Kjo vizitë përveçse është historike, ajo po ndodh në një moment të rëndësishëm’’ ka thënë Omsmani.
Gjatë konferencë për media, Osmani është shprehur se bashkëpunimi midis Malit të Zi dhe Kosovës do të vazhdojë e po ashtu do të rritet.
Po ashtu Osmani është shprehur se ka kërkuar nga President i Malit të Zi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës për në Këshillin e Evropës.
”Sot ramë dakord ta thellojmë bashkëpunimin për të sjellë më shumë zhvillim në vendin tonë. Sot kam kërkuar mbështetjen e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Edhe anëtarësimi duhet të shihet nga prizmi i Malit të Zi” ka thënë Osmani.
Osmani po ashtu ka thënë se është shumë krenare që raportet midis Kosovës dhe Malit të zi janë të veçanta./Shqip.com