Rozë

Osmani i Stupcave me kupon fiskal në duar, i thur vargje Kosovës

Osman Azemi

Aktori i njohur, Osman Azemi ka tregua sot se sa shumë e don Kosovën duke kontribuar në ekonominë e saj.

Ai përmes një postimi në Instagram duke mbajtur një kupon fiskal ka dedikuar disa vargje Kosovës.

 “T’du ma shumë se vëllaun, ma shumë se motrën, ma shumë se prindërit, sepse ju jeni shteti im ”, ka shkruar ai.

2 euro është shuma që ka shpenzuar Osman Azemi, por dashurinë e tij për vendin po e dëshmon duke kërkuar kupon fiskal për kafen dhe ujin e porositur.

Për këtë postim Osmani ka marrë like e komente të shumta të cilët kanë duartrokitur gjestin e tij, por ka pasur edhe prej atyre që e kanë sharë./SHQIP.com