Lajme

Osmani i kërkon Gjermanisë t’i ndihmojë Kosovës për njohje të reja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti gjerman

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  ka kërkuar ndihmë nga Gjermania për njohje të reja për Kosovën.

Këtë Osmani e kërkoi gjatë një vizite zyrtare në Berlin, ku u takua me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

“Diskutuam sot për tema të ndryshme e në fokus ishte po ashtu bashkëpunimi për rritjen e investimeve të huaja gjermane. Tutje, diskutuam edhe për angazhimin e Kosovës në fushën e bashkëpunimit rajonal, si dhe interesimin për nënshkrimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme bilaterale me Gjermaninë”, ka shkruar Osmani.

“Duke diskutuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, theksova se Procesi i Berlinit ka qenë shtysë e fuqishme në këtë drejtim”.

“Potencova se çdo ide tjetër që synon të jetë paralele me zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Berlinit, duke minuar parimin e pjesëmarrjes së barabartë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, nuk do ta ketë mbështetjen e Republikës së Kosovës”, tha ndër tjerash ajo. /Shqip.com