Osmani e dekoron post mortem me Urdhrin “Hasan Prishtina” Arbën Xhaferin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka dekoruar sot post mortem me Urdhrin “Hasan Prishtina”, politikanin dhe filozofin Arbën Xhaferi, në një ceremoni të organizuar në Ambasadën e Kosovës në Shkup, ku ishin të pranishëm edhe disa nga familjarët e tij.
Osmani ka thënë se Xhaferi do të kujtohet e vlerësohet përherë për vetëdijen e lartë intelektuale, artikulimin politik largpamës, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve në Kosovë dhe sidomos në Maqedoninë e Veriut.
“Arbën Xhaferi do të kujtohet e vlerësohet përherë për vetëdijen e lartë intelektuale, artikulimin politik largpamës, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve në Kosovë dhe sidomos në Maqedoninë e Veriut si dhe për afirmimin e orientimit properëndimor të kombit shqiptar në frymën e rilindësve tanë”, ka thënë Osmani.
/Shqip.com