Osmani dhe Kurti shprehin ngushëllim për vdekjen e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe

Sheiku Khalifa bin Zayed Al Nahyan, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërroi jetë të premten në moshën 73-vjeçare.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e Sheiku Khalifa, ku ka thënë se ai ishte një mik i vërtetë i vendit tonë.
“Shprehim ngushëllimet tona më të thella për ndarjen nga jeta të HH Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe një mik i vërtetë i vendit tonë. Mendimet tona janë me familjen e tij, miqtë dhe njerëzit e Emirateve të Bashkuara Arabe”, ka shkruar Osmani në Twitter.
We express our deepest condolences for the passing of H.H. Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, President of the UAE and a true friend of our country.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 13, 2022
Our thoughts are with his family, friends and the people of the UAE.
Edhe Kryeministri kosovar, Albin Kurti, është shprehur i pikëlluar, kur ka dëgjuar lajmin për vdekjen e Presidentit Khalifa.
“I pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan. Ai do të mbahet mend për rolin e tij transformues në vendin e tij, por edhe për mbështetjen e tij dhe të vazhdueshme për Kosovën . Ngushëllimet më të sinqerta familjes mbretërore dhe popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe”, ka shkrua ai.
Saddened to hear of the passing of the United Arab Emirates President, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan. He’ll be remembered for his transformative role in his country, but also for his & 🇦🇪 continued support to 🇽🇰. Sincerest condolences to the royal family & the people of 🇦🇪.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 13, 2022
Ministria e Çështjeve Presidenciale në Emiratet e Bashkuara Arabe tha se vendi shpallte 40 ditë zie kombëtare, duke nisur nga sot. Ndërsa administrata lokale dhe federale nuk do të punojnë për tri ditë.

Sheiku Khalifa mbante një rol kryesisht ceremonial, që prej pësimit të një infarkti dhe nënshtrimit ndaj një operacioni në vitin 2014./Shqip.com