Osmani: Çdo ditë është Dita e Tokës
Publikuar:
(22.04.2023 16:18:24)

Në Ditën e Tokës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në zyrën e saj nxënës të disa shkollave fillore me të cilët foli mbi rëndësinë e mjedisit.
Osmani tha se mbrojtja e tokës është mbrojtje e shëndetit.
“Çdo ditë është Dita e Tokës. Bashkë me nxënësit e shkollave fillore “Mihal Grameno”, “Asim Vokshi”, “Fehmi Agani” dhe “Zenel Hajdini” diskutuam për problemet mjedisore në Kosovë dhe zgjidhjet konkrete. Mbrojtja e tokës është mbrojtje e shëndetit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
/Shqip.com