Osmani bën nderime para arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II në Londër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë nderimet e fundit ndaj Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II.
Përmes një njoftimi nga zyra e presidentes thuhet se Osmani ishte së bashku me burrin e saj, Prindon Sadriu ku edhe kanë bërë nderimet e tyre para arkivolit të mbretëreshës në Westminster Hall në Londër.
Ndërsa, Osmani në Twitter ka shkruar se ju bashkohet popullit të Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar mbretëreshën e ndjerë e cila ishte e përkushtuar ndaj shërbimit.
“Sot i kemi bërë nderimet tona LS mbretëreshës së ndjerë para arkivolit te saj të shtrirë në Westminster Hall në Londër. Ne u bashkohemi kolegëve të tjerë dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e saj të një jete të tërë përkushtuar ndaj shërbimit”, shkroi Osmani.

Osmani së bashku me bashkëshortin ishin ftuar të marrin pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Chales III për krerë shtetesh dhe bashkëshortet e tyre nga mbarë bota që të jenë prezent në varrimin e mbretëreshës.
Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë me 8 shtator ndërsa, varrimi i saj do të bëhet të hënën./Shqip.com