Osmani: Ahtisaari tërë jetën ia kushtoi paqes
Publikuar:
(16.10.2023 11:12:34)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari.
Osmani tha se Ahtisaari tërë jetën ia kushtoi paqes.
“Paqebërësi dhe vizionari do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës!”, tha Osmani.
Ish-presidenti i Finlandës Martti Ahtisaari, vdiq sot në moshën 86-vjeçare.
Ahtisaari udhëhoqi negociatat për statusin e Kosovës.
Ai në vitin 2008 mori çmimin Nobel për paqe.
/Shqip.com