Orkestra Kalush do të jetë e ftuar speciale në MTV EMA 2022

Orkestra Kalush do të jetë e ftuar speciale në MTV Europe Music Awards 2022, i cili do të mbahet më 13 nëntor në Düsseldorf të Gjermanisë.
“Jemi të lumtur që marrim pjesë në MTV Europe Music Awards 2022. Është vërtet interesante të jesh pjesë e një çmimi kaq të rëndësishëm muzikor dhe të performosh në të njëjtën skenë me yjet botërorë. Besojmë se kjo është një shenjë e mirë,” tha udhëheqësi i grupit Oleg Psyuk.

Aktualisht grupi është në një turne të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
Koncerti i fundit do të mbahet më 10 nëntor në Winnipeg (Kanada), dhe prej andej grupi do të shkojë në Dusseldorf.
Veçanërisht për performancën në “MTV Europe Music Awards 2022”, grupi po përgatit një performancë më vete që do t’i kushtohet Ukrainës.
/Shqip.com