Sport Shqiptar

Orges Bunjaku i thotë “po” Kosovës

Orges Bunjaku

Edhe një Dardan i ri.

Orges Bunjaku i ka thënë “po” Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

20 vjeçari – deri më tani ka mbrojtur ngjyrat e grupmoshave të Zvicrës, por kjo mbetet pjesë e të kaluarës.

Këtë njoftim e ka dhënë Federata e Futbollit të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

“Bunjaku ka lindur në Zvicër dhe deri tash ka përfaqësuar këtë shtet në të gjitha ekipet kombëtare të grupmoshave. Megjithatë, tani ka vendosur ta dëgjojë zemrën dhe ta përfaqësojë vendlindjen e prindërve të tij. 20-vjeçari aktualisht luan në kategorinë e dytë të futbollit francez, Grenoble, ku u transferua nga skuadra e njohur zvicerane, Basel”, është shkruar ndër të tjera në njoftim.

Orgesi luan në pozitën e mesfushorit, teksa djersit fanelën e Genoble Foot 38, skuadër që garon në kategorinë e dytë të futbollit zviceran.

Në nëëtë sezon, ai ka zhvilluar 14-të ndeshje (13 kampionat, një në kupë), por nuk ka arritur që të gjejë rrugën deri te goli, apo asistimi.

Momente nga takimi me drejtuesit e FFK-së

Paraprakisht – ai kishte qenë pjesë e Baselit.

Ardhja e tij në kampin e Dardaneve, pritet të rritë edhe më shumë konkurencën në repartin e mesufushës. /Shqip.com