Organizatat ekonomike të pakënaqura me projekt-buxhetin e vitit 2024
Publikuar:
(15.11.2023 22:45:13)
Nga ekzekutivi mori dritën e gjelbër e shkoi në Kuvend. Por projekt-buxheti i vitit 2024 prej 3.3 miliardë eurosh po kritikohet nga organizatat ekonomike që kërkojnë më shumë projekte konkrete në shpenzime kapitale.
Më shumë para për sektorin që llogaritet se mbush kuletën e shtetit, presin edhe në Lidhjen e Bizneseve të Kosovës.
Veç plotësimit gjatë shqyrtimit nga ligjvënësit, sipas kryetarit të LBK-së, Besart Dreshaj kërkohet edhe planifikim më i mirë.
Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, propozon që të përfshihen edhe reformat fiskale e largimi i TVSh-së gjatë importit nga bizneset, raporton Klan Kosova.
Ndryshe, Buxheti për vitin e ardhshëm është më i larti në histori të Republikës së Kosovës.
/Shqip.com