Lajme

Opozita pretendon parregullsi më 11 maj/ Sot nis rinumërimi i votave për 1282 kutive të qarkut Tiranë

Ditën e djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar rinumërimin e votave për 94 qendrat e votimit te qarkut Elbasan, qe i përkasin Peqinit dhe Gramshit, pas vendimit te marre ne KAS gjate shqyrtimit te ankimimit te koalicionit PD-ASHM.

Nga verifikimi i këtyre kutive janë konstatuar disa problematika, ku në 15 raste, fletët e votimit kishin një vulë dhe jo dy. Po ashtu u vërejt se ne disa kuti mungonin fletët e papërdorura si dhe rezultoi se ne disa raste kane votuar persona që nuk e kishin emrin në listën e zgjedhësve.

Ndërkohë sot do të nisë rinumërimi i votave për 1282 qendrat e votimit për qarkun Tiranë, ndërsa më pas do të vijojë me 587 qendrat e Qarkut Fier dhe 360 kutitë e Durrësit. 

Në total do te rinumërohen 2323 kuti votimi nga zgjedhjet e 11 Majit.

/Shqip.com