Lajme

Opozita kritikon përzgjedhjen e Vlora Spanca si Auditore e Përgjithshme

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e kanë si “jo-transparent” përzgjedhjen e Vlora Spanca si Auditore e Përgjithshme.

Kjo pasi Kuvendi i Kosovës me 67 vota pro e nëntë Kurti e vendosi atë si Auditore e Përgjithshme, për një mandat pesë vjeçar.

Kjo u kritikua nga PDK, pasi thanë se ajo është motra e Vlora Mehmetit, këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Është një proces që kë shumë për të dëshiruar edhe faktin që personi që është rekomanduar sot që të votohet në Kuvendin e Kosovës është motra e njërës nga këshilltaret e kryeministrit të Republikës. Mendoj që një fakt i tillë e bënë të papranueshëm”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa,  Armend Zemaj deklaroi se fakti që motra e saj është në Zyrën e Kryeministrit, ajo nuk duhet të marrë pozitën e Auditores së Përgjithshme.

Sipas Zemajt, një gjë e tillë “ia humbë kredibilitetin institucionit”. /Shqip.com