Rozë

Opinionistët për debatin Efi-Luiz: Ka mbrojtur një njeri që sot e quajti mashtrues

Komentet për Luizin dhe Kiarën, vazhduan edhe këtë prime të BBVA.

Raportin e tyre e kanë komentuar edhe opinonistët.

Arbri tha se Efi ka mbrojtur personin që sot e quajti “kokrra e mashtruesit”.

“Ajo ka mbrojtur një  njeri që sot e quajti mashtrues, më erdhi mirë që sot e pranoi vetë. Kur Efi pa që situatat kanë ndryshuar tani brenda shtëpisë, ka filluar të ndërtojë lojën e saj. A do ketë fuqi ajo që t’i dalë përballë Luizit apo banorëve të tjerë, ngelet për tu parë”, tha Arbri.

Ndërkaq, Zhaklin tha se kjo ka qenë e pritur nga Efi.

“E prisja të ndodhte kjo. Mendoj që Efi duhet të bëjë lojën e saj. Më vjen keq për Kiarën, se nuk ka ditur të mbrojë veten”, tha Zhaklin.

/Shqip.com