Operacioni ‘Ura’, zbardhen 29 emrat për të cilat GJKKO ka lëshuar masë sigurie, janë ekzekutuar vetëm 12

Zbulohen 29 emrat për të cilët SPAK, me vendim të GJKKO ka lëshuar masë sigure, nga të cilat janë ekzekutuar vetëm 12.
Elvis Doci
Indrit Tafili
Orget Shqevi
Artan Sulejmani
Orges Molla
Sueld Elezi
Ekil Nderjaku
Hasan Nderjaku
Altin Morina
Armand Tragaj
Rando Aliu
Musa Korca
Alfred Hysa
Altin Pjetri
Ligor Çombashi
Edmond Çupi
Naim Behluli
Edison Cukaj
Serxhio Shkodra
Bexhed Mema
Emri Hysenaj
Artuar Shkoza
Sokol Istrefi
Ervin Zeqiri
Gezim Thartori
Ledio Bardhi
Juxhin Drazhi
Erind Lasku
Operacioni, i koduar me emrin “Ura” u zhvillua orët e para të mëngjesit të së mërkurës mes autoriteteve shqiptare dhe italiane. U goditën një nga grupet më të fuqishme kriminale me bazë në Durrës, që operonin në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave në Shqipëri.
40 janë edhe episodet e trafikimit të kokainës dhe heroinës, të zbardhura falë edhe zbulimit të komunikimeve në SKYECC, në periudhën 2020-2023, ndërsa sipas antimafias italiane ndihmë kanë dhënë edhe 3 bashkëpunëtorë të drejtësisë, mes të cilëve edhe Nuredin Dumani.
Autoritetet kanë arritur të dokumentojnë të gjithë shtrirjen e aktivitetit kriminal, që nga Shqipëria shkonte fillimisht në Pulia, pastaj në të gjithë territorin italian e më pas në disa vende evropian dhe në Amerikën e jugut.
Episodet e zbardhura janë 30 në Itali, 10 në Shqipëri dhe vendet të tjera të BE.
Operacioni mes autoriteteve shqiptare dhe italiane u krye në bashkëpunim të ngushtë mes SPAK, Drejtorisë Hetimore Antimafia të Barit dhe autoritetet shqiptare, me ndihmën e Interpolit dhe Eurojust-it.
/Shqip.com