Opera e Xhuzepe Verdit, për herë të parë në Prishtinë

Opera e Kosovës ka vënë në skenë operën “La Traviata”, të Xhuzepe Verdit.
Premiera u mbajt mbrëmë në Sallën e Sporteve “1 tetori”, në Prishtinë dhe ishte produksioni i parë i “La Traviata” nga Opera e Kosovës. Shfaqja u realizua në bashkëpunim me Operën Shtetërore bullgare të Stara Zagorës, Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë dhe Filarmonisë së Kosovës.
“S’kishte si të mbyllej më bukur ky vit i kulturës se me “La Traviatan” e Verdit, produksion i Operës së Kosovës, i një përmase të paprecedentë në historinë skenike të vendit tone”, ka deklaruar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku.
Ministri Çeku falënderoi të gjithë ata që dhuruan emocion të papërshkrueshëm me këtë vepër.
Trupa përbëhej nga rreth 150 artistë e staf mbështetës, të cilët punuan nën konceptin regjisorial të Ognian Draganoffit. Dirigjent ishte Nayden Todorov, ndërsa në rolet kryesore interpretuan sopranoja Besa Llugiqi, tenori Emanuele D’Aguano dhe baritoni Gëzim Myshketa.
/Shqip.com