Teknologji

Opel pritet të sjellë modelin Astra tërësisht elektrike

Opel do të prezantojnë të dy variantet elektrike të Astra verën e ardhshme – Opel Astra Electric dhe Opel Astra Sports Tourer Electric.

Lajmi është se më në fund do të shohim karrocën e parë elektrike nga një prodhues automobilistik evropian.

Do të ketë vetëm një opsion elektrik që lëviz rrotat e përparme.

Fuqia e prodhimit vjen me 156 hp (115 kW).

Astra e re tërësisht elektrike vjen me një bateri 54 kWh, e cila i jep makinës mundësi lëvizjeje në një distancë prej 416 km.

Bateria e re jo vetëm që është efikase, por gjithashtu mund të ngarkohet mjaft shpejt-i duhen vetëm gjysmë ore për të mbushur baterinë deri në 80 përqind.

Kjo do të thotë se një udhëtim prej 600 km duhet të zgjasë vetëm 30 minuta më shumë se sa në një Astra me gaz.

Do t’i ketë tri mënyra të drejtimit – Eco, Normal dhe Sport dhe shpejtësia maksimale vjen me 170 km/h.

Brendësia e Astra-së tërësisht elektrike nuk do të jetë e ndryshme nga ajo e modeleve aktuale.

Do jenë dy ekrane të mëdhenj 10 inç me ndërfaqen më të fundit që do të kujdesen për të gjithë info-argëtimin, sediljet sportive ergonomike.

Ekziston ekrani i madh dhe do të mundësohet njohja natyrale e zërit dhe sigurisht kompleti i plotë i ADAS falë Intelli-Drive 2.0 të përditësuar, plus fenerët e rinj me matricë LED me 168 elementë janë gjithashtu standardë.

Çmimet nuk janë publikar ende për fat të keq, por Opel dhe Vauxhall, do të zvogëlojnë Renault Megane E-Tech.

/Shqip.com