Olti-Xhulit: Nuk je ti motra e madhe e shtëpisë
Publikuar:
(09.01.2023 22:23:59)

Gjatë javës në Big Brother VIP Kosova, ka pasur përplasje në mes të Xhulit, Stresit, Getinjos dhe Andit.
Kjo pasi Xhuli kishte marrë për detyrë të sqaronte lojën që “Vëllai i Madh”, u kishte dhënë.
Ndërkaq për këtë ka reaguar në Prime, Olti Curri, i cili i tha Xhulit se ajo nuk është motra e madhe.
“Ti nuk je motra e madhe e Big Brother VIP Kosova. Ti nuk je regjisore e shtëpisë, as producentja”, tha Olti.
“E more mesazhin nga “Vëllai i Madh” të gjithë të prisnin që t’i të lexoje tekstin, ndërsa ti sqaroje si të ishin këta me aftësi të kufizuar”, tha tutje ai.
Xhuli tutje, ka kërkuar falje për sjelljen e saj.
/Shqip.com