Olsi Bylyku i dedikoi këngë pas ndarjes? Reagon Egli Tako
Publikuar:
(01.07.2023 16:40:11)

Olsi Bylyku dhe Egli Tako, po vazhdojnë të ndajnë komente në lidhje me ndarjen e tyre.
Së fundmi, kënga e publikuar e Olsit, ka krijuar dyshime se është dedikim për Eglin.
Kështu, një komentuese i ka komentuar Eglit me këngën e fundit të Olsit në Instagram duke i shkruar “Tana i ke hallall”.
Koment që ka marrë një përgjigje publike nga Egli në Instastory. Ajo shkruan se kënga ka dy vite që është realizuar dhe se nuk është për të.
“Unë e kam dëgjuar shumë kohë më parë dhe jepja opinione nëse më pëlqente ose jo. Fakti që është lançuar tani tjetër muhabet. E lumtur që ka pasur sukses sepse është material i bukur”-shkruan ajo.
/Shqip.com